Në një intervistë të dhënë së fundmi, Nejmar u shpreh se kur një lojtar nuk është i lumtur, ka nevojë për ndryshim ambienti. Gjithashtu ai tha se do të japë maksimumin për ekipin parisien, në mënyrë që të arrijnë objektivat.
“Unë mendoj se kur një person nuk është i lumtur, pavarësisht se çfarë punë bën, ai ka nevojë për ndryshim ambienti. Çdo kush përpiqet të gjejë vende të reja, ku ai mund të gjejë veten e tij dhe mund të jetë i lumtur. Pra, kjo është ajo që jam munduar të bëj. Megjithatë përfundimi ishte që unë qëndrova këtu. Siç e kam theksuar gjithmonë, unë do të jap më të mirën këtu.
Do të jap më të mirën time këtu, shpresoj që të sjell trofe në Paris, sidomos atë të Ligës së Kampionëve. Sezoni im filloi mirë falë Zotit. Kam shënuar gola dhe kam ndihmuar shumë skuadrën, dëshiroj që të gjithë të buzëqeshim në fund të sezonit në këtë ekip.”, u shpreh Nejmar.










