‘Nuk ka lekë, është copë-copë’, Giuseppe revoltohet me Luljetën: Je si qilim për të fshirë këmbët

Në puntatën e djeshme të “Përputhen+40”, Giuseppe u revoltua keq me Luljetën. Ai tha se 62-vjeçarja e ka ofenduar keq në Tik Tok.

Beqari Italian u shpreh se Luljeta ka thënë se ai nuk ka lekë dhe nuk ka shtëpi. I acaruar, Giuseppe deklaroi se konkurrentja ka rënë shumë poshtë me veprimet e saj.

“Më ka sharë, ka thënë Giuseppe copë-copë, s’kishte lekë, rrinte në Itali, këtu erdhi copë-copë për të gjetur një shtëpi, se nuk ka shtëpi. O të lutem mbaje gojën, kush je ti? Ajo tani është bërë si qilimi para dere, me fshi këmbët. Ka ra shumë poshtë. Nëse do ta bëjë për klikime pse me mua? Unë e kam respektuar”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu