Nuk ka më dyshime për stolin e Juventusit, një emër i madh pranë zyrtarizimit

Juventus duket se ka vendosur për stolin e trajnerit. Mediat italiane shkruajnë se do të jetë Maurizio Sarri, pasuesi i Maksimiliano Allegrit.

Drejtuesit bardhezinj janë duke pritur finalen e Europa League pas së cilës, Sarri me shumë gjasa do të lërë londinezët e Chelsea.

Pas ditës së shtunë që do të luhet finalja mes Arsenal dhe Chelsea, krerët e klubeve pritet të takohen për të diskutuar prishjen e kontratës së italianit që skadon pas dy vitesh.

Gjithsesi “Zonja e Vjetër” po qëndron vigjilente për çdo të re që lidhet me dy trajnerët e tjerë, Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu