Nuk ka më kredi të shpejta, ministria e financave me rregullore të re

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, përfundimisht solli Rregullore për mbrojtjen e qytetarëve nga marrja e kredive të shpejta në emër të tyre nga persona të tretë. Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se nga fillimi i këtij muaji, shoqëritë financiare janë të detyruara të krijojnë një sistem të menaxhimit të rrezikut të kredisë për identifikimin, matjen, kontrollin dhe monitorimin e rrezikut të kredisë. Mënyra e menaxhimit të rrezikut të kredisë është e përcaktuar me Rregulloren e re e cila është miratuar nga Ministria e Financave dhe paraqet bazën për kontrollin sistematik në punën e shoqërive financiare.

Nga Ministria thonë se me zbatimin e rregullorës së re është e pamundur që shoqëria financiare t’i aprovojnë kredi një aplikanti që nuk është i denjë.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Nëse nga vlerësimi i aftësisë kreditore shoqëria financiare konstaton se totali i detyrimeve mujore të kredimarrësit tejkalon 70 për qind të totalit të të ardhurave mujore të tij, shoqëria financiare nuk do të mund të miratojë një kredi të re. Në këtë mënyrë do të parandalohet borxhi i qytetarëve”.

Sipas Ministrisë, përvec vlerësimit të aftësisë kreditore, Rregullorja ofron mbrojtje më të madhe për konsumatorët e shërbimëve të kompanive financiare nga keqpërdorimi i të dhënave personale, në një mënyrë që rregullon procedurën me të cilën kompanitë financiare duhet të përvetësojnë të dhënat e klientëve dhe kredikërkuesve.

Në njoftim thuhet se gjatë identifikimit, shoqëria financiare duhet të sigurojë të dhëna nga klienti të përcaktuara në Rregullore, të cilat bëhen pjesë e dosjes së kredisë dhe duhet të specifikohet në kërkesën për kredi si dhe në marrveshjet e kredisë konsumatore. Në të njëjtën kohë, shoqëritë financiare nuk do të mund t’i miratojnë në mënyrë elektronike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu