Jurgen Klopp ka folur për gjendjen aktuale të Xherdan Shaqirit, pas lëndimit që ka marrë në këmbë dhe po mungon disa ndeshje.
Tekniku gjerman ka thënë se futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqirit do t’i nevojitet ende kohë për t’u shëruar, shkruan competitions.teamtalk.com.
“E kam takuar Shaqirin sot në mëngjes dhe kam biseduar me të. Do të nevojitet edhe pak kohë derisa të kthehet. Muskujt e mëdhenj, fatkeqësisht, i duhet pak më shumë kohë për t’u shëruar”, ka thënë Klopp, skuadra e së cilit të dielën do të ndeshet me Tottenhamin në derbin e Premier League.










