Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka folur përsëri për qëndrimin e shtetit të tij sa i përket njohje së Kosovës. Ai ka përsëritur se nuk ndryshon përgjigja për njohjen e Kosovë dhe nuk do ta ndryshojë.
“Gjithçka mund të ndryshojë, por përgjigja ime për njohjen e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, me rastin e deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti për gazetën franceze “Le Monde”.
Vucic gjithashtu është pyetur në lidhje me pyetjen e Presidentit francez Emanuel Macron për Kurtin në lidhje me atë që Kosova mund t’i ofrojë Serbisë për njohjen eventuale, si dhe deklaratën e Kurtit se njohja e ardhshme e Serbisë për Kosovën duhet të lidhet me hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Nëse ai mendon se është e mundur të poshtërohet Serbia dhe hiper-prodhimet e përditshme të deklaratave në të cilat ata do ta nënçmojnë vendin tonë dhe do të flasin për detyrimet tona, për të shpjeguar se ata janë një demokraci e madhe, dhe ne, një vend i pakuptimtë dhe i paaftë, thjesht thuaj gjithçka, është në rregul”, tha Vucic.
Ai tha se Kurtit ia ka dhënë përgjigjen për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe se në këtë çështje nuk ka ndryshuar asgjë.
“Koha mund të ndryshojë, forca e ushtrisë ose rritja ekonomike mund të ndryshojë, por përgjigjja nuk ka ndryshuar dhe nuk po ndryshon”, tha Vucic.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” ku ka thënë se është vetëm një çështje diskutimi mes tij dhe Vucic, ajo e njohjes reciproke









