Nuk paguan llogarinë në restorant, kinezët e ndjekin shkupjanin nga mbrapa me thikë në dorë

Dy shtetas kinez që mendohet se menaxhojnë një restorant në Shkup, kanë ndjekur me njërën nga thikat e kuzhinës një shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti kishte refuzuar për të paguar faturën, sepse kishte thënë që ishte tepër e shtrenjtë.

Ministria e Punëve të brendshme po punon në zbardhjen e plotë të rastit, që ka ndodhur sot në QT “Leptokarija” ku një burrë dhe një grua kineze po e ndjekin me thikë një mysafir nga restoranti i tyre pasi ai kishte refuzuar që të paguajë faturën me pretendimin se ishte çmimi i lartë dhe i pa arsyeshëm.

Sot para dite në rrjetin sociale fejsbuk u publikua një video ku shihen se si një burrë dhe një grua ndjekin një burrë tjetër.

Tani për tani nuk ka informacione shtesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu