Nuk po adaptohet në Premier League, Klopp largon blerjen e bujshme

Mesfushori i Liverpoolit Naby Keita mund të vendosë të kthehet te RB Leipzigu në verë shkruan “Bild”. Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp mund të vendosë të shesë mesfushorin, ndërsa pritet të bëjë ndryshime në skuadër në afatin kalimtar të verës.

Mësohet se Keita është i gatshëm të pranojë një pagë më të vogël për t’u kthyer te Leipzigu, pasi e ka pasur të vështirë të adaptohet me kërkesat e futbollit në Premier League me Liverpoolin.

Keita u transferua te Liverpooli nga Leipzigu në verën e vitit 2018 për 60 milionë euro. Kontrata e tij me Liverpoolin skadon në verën e vitit 2023. Ai ka luajtur 18 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka realizuar tre gola dhe asistuar një.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu