Numërohen mbi 50 përqind e votave në Komunën e Strugës, ja sa vota para është Ramiz Merko (FOTO)

Në Komunën e Strugës nga numërimi i mbi 50 përqind të votave, nxjer fitues kryetarin aktual të Strugës Ramiz Merko, shkruan InfoShqip.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga numërimi i mbi 50% të votave për Ramiz Merkon nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë votuar 52.11% ose 6.357 persona, ndërsa për Idri Istrefi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë votuar 43.91% ose 5.357 persona.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu