Numërohen mbi 97% e votave, ja si renditen partitë kryesore në Kosovë (FOTO)

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 97.04% të votave të numëruara në nivel vendi, shkruan InfoShqip.

Në bazë të dhënave që janë publikuar deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me 48.09% të votave, që nënkupton 369.739 vota.

VV për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku i pati marrë 12,69 përqind të votave preliminare. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 përqind të votave.

E dyta është PDK-ja me 17.42% të votave, ndërsa e treta LDK 13.20% të votave, AAK e katërta me 7.44% të votave, Lista Serbe 5.22% të votave dhe NISMA 2.62% të votave.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se LDK deri në 97 përqind të numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë mbi 13 përqind, ky është numëri më i ulët që ka pasë kjo parti në historikun e saj.

Të drejtë vote kanë pasur 1.794.862 qyetarë dhe deri në këto momente janë numëruar 97% të votave. Publikimi i votave preliminare nga KQZ është duke vazhduar, ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu