Numërohen rreth 60% e votave, PS kryeson në 9 qarqe, PD fituese në 3 qarqe

Në nivel vendi, PS aktualisht ka 76 mandate, PD 57 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD 2 mandate.

Janë numëruar 2689 kuti nga 5198 në total (rreth 60%) në të gjithë Shqipërinë (deri në orën 18:00) dhe fituese në shumicën e qarqeve rezulton Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 9 qarqe, ndërsa PD në 3 mandate.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 4 mandate, PD 5 mandate, PSD 1 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PS ka 3 mandate dhe PD 2 mandate.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu