Numërohen rreth 65% e votave në Shqipëri, PS në avantazh

Pas orës 19:00 janë numëruar gati 900 mijë vota në të gjithë vendin, më shumë se 65% e kutive, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 74 mandate, PD 58, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri më tani janë numëruar 3,348 qendra votimi (64.4%) nga 5,199 sa janë gjithsej në Shqipëri.

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e Shqipërisë, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste 475 059 vota – 48,83%

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 382 179 vota – 39,28%

Lëvizja Socialiste për Integrim 66 773 vota – 6,86%

Partia Socialdemokrate 21 200 vota – 2,18%

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 8 qarqe, ndërsa PD në 4 mandate.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PD ka 3 mandate dhe PS 2 mandate.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu