Nusreti “lë nam” me Messin: kujton se është hyjni, por ai është njeri

Pasi Lionel Messi arriti të ngrinte përfundimisht kupën pasi fitoi titullin e kampionatit botëror, ai nuk mund ta festonte momentin vetëm me shokët e tij të skuadrës, stafin e trajnerëve dhe familjen.

Gjatë ngritjes së “Golden Globe”, Messi duhej t’i bënte një lëshim emirit të Katarit dhe të vishte një mantel të zi.

Gjithashtu, turku Nusret Gokçe, i cili është bërë i famshëm për restorantet e tij të biftekut, si dhe nga mënyra se si e hedh kripën mbi to, tërhoqi vëmendjen veçanërisht për foton e tij me më të mirin e Botërorit.

“Salt Bae” përdori miqësinë e tij me Gianni Infantinon, kreun e FIFA-s, për të përfunduar në barin e stadiumit Lusail në përpjekje për të bërë një foto me Messin. Ky I fundit, a nuk e njihte, a bënte sikur nuk e njihte, apo e njihte vërtet por nuk ia ndjente, kjo ende nuk dihet, pasi dhe turku është i famshëm në specialitetin e tij.

Gjithsesi, është ky një leksion për çdokënd që më së paku një futbollist nuk duhet hyjnizuar, pasi mbi të gjitha është një talent këmbësh e jo mendjeje, dhe ç’është më e rëndësishmja, ia ka dhuruar Zoti e s’është meritë e tij, si çdo dhunti që zotëron njeriu, edhe nëse ajo e bën apo jo të famshëm.

Messi është thjesht njeri, mundet dhe tejet i rëndomtë në shumë aspekte, edhe pse mund të luajë bukur. Por kjo s’e përjashton nga të qënit njeri i shëmtuar, jo në pamje por në karakter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu