O me Rusinë, o me Perëndimin, Gjermania ultimatum Beogradit

Deputeti i SPD-së në Bundestagun gjerman dhe kreu i Këshillit për Ballkanin perëndimor, Josip Juratoviç ka deklaruar në N1 se “Serbia duhet të vendos nëse do i bashkohet vendeve të BE-së në sanksione ndaj Rusisë “ termin nuk ka, me 1 dhjetori duhet hyjnë në fuqi pako e tretë e sanksioneve dhe deri me atë datë, Serbia duhet të gjej zgjidhje si do të vendos sanksione dhe në çfarë mënyre, Serbisë duhet ndihmuar në atë rrugë, por ajo duhet qartë të tregoj nëse do të iu bashkohet sanksioneve apo jo” tha Juratoviç, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Gazeta përkujton se kancelari Sholc ka bërë thirrje për zgjerimin e BE-së duke vlerësuar se Evropa do të jetë më e fuqishme, por çka do të thotë kjo për Ballkanin edhe Serbinë që nuk ka vendos ende sanksione Rusisë?

„Scholz po përmbush premtimin që i kishte dhënë koalicionit të ri se do të angazhohet intensivisht në perspektivën e premtuar për Ballkanin perëndimor dhe përfundimisht të vendos në tavolinë dhe të kalohet në vepra. Para së gjithave duhet ec tutje me Serbinë, jemi të lumtur që me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut procedura nisi e vendi i ardhshëm është BeH” – tha Juratoviç.

U përshëndet vendimi i Serbisë që të dënohet agresioni i Rusisë në Ukrainë, por kjo nuk mjafton.

„Të gjitha vendet demokratike janë solidarizuar me Ukrainën dhe në këtë mënyrë përpiqen të ndalohet lufta dhe të kthehet sovraniteti i Ukrainës. Këto janë pako të caktuara dhe kjo pritet nga Serbia që të solidarizohet me BE. Do ishim të kënaqur sikur në pakon e re të sanksioneve të paralajmëruar për 1 dhjetor të kyçet edhe Serbia“, tha ai.

Nëse Serbia nuk e bënë këtë, atëherë do ketë probleme relative dhe “rruga e BE-së do të jetë e rënduar”.

„Këtu pastaj mungon besimi, nuk mund të solidarizohemi rreth vendosjes së mbrojtjes së botës demokratike. E Serbia, që ndodhet në rrugë demokratizimi përmbahet”, tha deputeti i Bundestagut.

Është vlerësim se Serbia në rrugën e bashkëngjitjes në BE po stagnon në sferën e medieve të lira.

„Ne na irriton shumë fakti se presidenti i Serbisë flet se Serbia është në rrugën evropiane, e në anën tjetër keni ministra që flasin të kundërtën. Me rëndësi është që Serbia njëzëri çfarë do. Ne synojmë të ndihmojmë me të gjitha mjetet rrugën evropiane të Serbisë, por dueht ta dini se ka edhe mendime tjera. Një rritim i tillë shpie ujë në mulli atyre ë janë kundër hyrjes së Serbisë në BE”, tha Juratoviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu