OBRM-PDUKM thotë se vazhdon partizimi i institucioneve

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në konferencë për shtyp thotë se “LSDM dhe Zaev janë në panik nga disfata, dhe pa trup vazhdojmë ne punësime para zgjedhjeve dhe partizim të institucioneve”.

Stoilkovski thotë se para shpërndarjes së Kuvendit shpallet tender për 200 deri 600 punësime në ‘AD ELEM’, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është partizim i pastër, nepotizëm i pastër nga pushteti në ikje. Ky s’është rasti i parë i mbushjes së ELEM, mbushjes së TEC Manastir, AD MEPSO”, thotë Stoilkovski i cili shton se pagat në ELEM janë më të larta në krahasim me institucionet tjera.

Ai rikujtoi se tetë ditë para qeverisë teknike, ELEM shpalli konkurs për 30 persona të tjerë ndërsa më herët HEC Manastir kishte konkurs për 200 punësime.

“LSDM dhe Zaev janë në panik. Sjellja e tillë e LSDM-së, Zaevit, hedh dyshime serioze, por vendos në pikëpyetje ambientin e procesit zgjedhor”, thotë zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoikovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu