OBSH: Jo heqje të kufizimeve, pandemia vazhdon

Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Mike Ryan paralajmëroi se bota është duke kaluar ende valën e parë të pandemisë koronare dhe është në fazën kur sëmundja po zhvillohet, kështu që nuk duhet të ketë nxitim për të lehtësuar masat kufizuese.

Ai tha se numri i të sëmurëve është në rritje në Amerikën e Jugut, Azinë e Jugut dhe pjesë të tjera të botës.

“Situata mund të ndryshojë në çdo kohë,” paralajmëroi zyrtar i OBSH-së.

Ai shtoi se Amerika e Veriut, Evropa dhe Azia Juglindore, si dhe pjesa tjetër e botës, nuk duhet të heqin dorë nga masat kufizuese shumë shpejt.

Sipas OBSH-së, 5,404,512 njerëz janë infektuar në botë.

Sipas të njëjtit burim, 343.514 njerëz në të gjithë botën vdiqën si pasojë e sëmundjes COVID-19. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu