“Ofertë qesharake, bëhuni serioz ose nuk flasim” Liverpooli refuzon ofertën e dytë të Bayern Munich për Sadio Manen

Liverpool e ka refuzuar menjëherë edhe ofertën dytë të kampionëve në fuq të Gjermanisë, Bayern Munich, për sulmuesin senegalez, Sadio Mane.

Sipas “The Times”, Bayern Munich ka bërë një ofertë të re për anësorin, duke e rritur deri në 35 milionë euro, por për Liverpoolin edhe kjo ofertë është më shumë se qesharake.

Kjo për shkak se oferta për të arritur shifrën e 35 milionë eurove, ekipi dhe lojtari do të duhet të arrinin dy trofetë më të çmuar.

Pra propozimi i klubit gjerman arrinte shumën e 35 milionë euro vetëm nëse Bayern Munich do të fitonin Ligën e Kampionëve dhe senegalezi do të shpërblehej me “Topin e Artë” në secilin prej tri sezoneve të ardhshme sa do të luante me bavarezët.

Për drejtuesit e Liverpoolit kjo ofertë konsiderohet tallje, kështu që ata ia kanë bërë të qartë Bayern Munichut se nuk do të këtë bisedime derisa ata të përgatisin një propozim serioz për lojtarin.

The Reds kërkojnë të paktën 50 milionë euro për sulmuesin./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu