Ofertë turistike nga Maqedonia për herë të parë para turistëve zviceran

Agjencioni për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) në Maqedoni, për herë të parë e prezentoi ofertën turistike të vendit në hapjen e 14 të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “iViaggiatori”, në Lugano të Zvicrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë nga organizatorët APMT, në panairin i cili mbahet nga 30 tetori deri sot, rreth 26 vende dhe më shumë se 200 tenda, janë vizituar nga familjet zvicerane të cilat janë në kërkim të destinacionit të ardhshëm turistik.

Sipas tyre, edhe për kundër faktit se vendet fqinje janë vendet e preferuara për vizitë, 50000 vizitues të panairit në Lugano, janë impresionuar nga mundësia për pushim aktiv në një vend i cili është pjesë e kontinentit evropian./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu