Ofron shtëpinë për strehim dhe 300 euro në muaj, gjesti i madh i mërgimtarit nga Orizarja e Likovës

Xhemal Emini nga Orizarja e komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut ka bërë një gjest të madh për ti ardh në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ai ka ofruar shtëpinë e tij në fshatin Orizare për strehimin e një familje nga zona e Thumanës si dhe 300 euro ndihmë mujore deri në periudhën e verës. Xhemal Emini bashkë me familjen e tij jeton dhe punon përkohësisht në Gjermani, informon INA.

“Apel deri tek gjith ata qe janë prekur nga termeti ne Shqiperi e qe kan humb gjithçka. Kerkoj nje familje qe ti siguroj strehim ne shtepine time ne deri ne veren e ardhshme si dhe mjete financiare cdo muaj nga 300 euro. Ju lutem qe ta shperndani sa ma shum qe ti ndihmojme vllezerve tane ne kete dimër te ftoft. Te interesuarit mund te lajmrohen direkt tek une Xhemal Emini tel 00491744506395. Shtepia eshe lirë dhe e gatshme per banim”, ka theksuar Xhemal Emini. Ky fshat njihet si vendlindja e komandantit të njohur të UÇK-së, Ismet Jashari – komandant Kumanova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu