Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar kryeministrit armen Nikol Pashinyan që të qartësojë sa më shpejt orientimin e Armenisë drejt Bashkimit Evropian. Ai shtoi se Moska duhet të dijë se çfarë marrëdhënieje synon të ketë Jerevani me Moskën.
Mesazhi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Armenisë dhe Rusisë janë përkeqësuar ndjeshëm pas zhvillimeve në Nagorno-Karabakh.
Jerevani ka ngrirë pjesëmarrjen në mekanizmin e sigurisë të udhëhequr nga Rusia dhe gjatë viteve të fundit është afruar më shumë me Brukselin. Megjithatë, Armenia vazhdon të jetë pjesë e bllokut ekonomik të drejtuar nga Moska dhe ruan lidhje të rëndësishme tregtare dhe energjetike me Rusinë.
Kërkesa e Putin ju bë kryeministrit Pashinyan në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit, në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Takimi dypalësh u zhvillua më 1 shtator 2026.










