Olsi Bylyku rrëfen detaje nga historia e dashurisë me Eglin: Kam ndenjur 8 muaj pas saj

Këngëtari Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli kanë qenë të ftuar në emisionin “Më lër të flas” kanë zbuluar detaje nga historia e dashurisë së tyre.

Egli zbuloi se ka qenë fanse e zjarrtë e Olsit, specifikisht me rolin e tij si “Kimikati”, në “Portokalli”.

Më pas, këngëtari ka shfaqur interesin e tij për ta njohur bukuroshen, por mes shakave thotë se i është dashur tetë muaj për ta bindur të jenë bashkë.

Egli: Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi.

Olsi: Bëmë tre muaj pushim dhe pastaj…

Egli: Thashë meqë po e marr për burrë që 21 vjeçe, thashë ta shijojë dhe verën e fundit njëherë dhe…

Olsi: Dihet, nga Marikaj me origjinë, 20 vjeç mbyllet çdo gjë (qesh)

Egli: E konsiderova të kishim diçka bashkë më pas

Olsi: Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj vëllai jot. Çfarë ka kaluar ky shpirt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu