Olta Gixhari kërkon largimin e Arbër Hajdarit si opinionist: Dorëzo çelsat po s’e bëre dot

“Big Brother VIP” nisi rreth dy javë më parë edicionin e tij të dytë dhe të shumta kanë qenë debatet që janë krijuar mes banorëve pse bashkëjetesa e tyre sapo ka filluar. Një vëmendje të madhe në spektaklin e së martës kanë marrë deklaratat Olta Gixharit, e cila ka debatuar ashpër me opinionistin Arbër Hajdari.

Aktorja ndër të tjera ka thesuar se opinionet e tij janë histori të sajuara. “Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote”, tha Arbëri, gjë që u mohua nga aktorja, “Nuk është fare e vërtetë”. Ndërkohë që në mbrojtje të saj ka dalë edhe Amos: Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.

Më tej Olta shtoi: Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”. Në një moment Arbëri i është drejtuar aktores duke i thënë që bën “zhurmuesen”, “epitet” i cili nuk i ka pëlqyer aspak aktores, teksa e ka konsideruar si bullizëm.

Ndërkohë të gjithë banorët janë përballur me sjelljet e tyre të bëra gjatë javës në shtëpi, ku duhet thënë kanë mbizotëruar sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit. Kujtojmë që për shkak të konflikteve me Oltën, Zhaklina la shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke zgjedhur të ndërpresë garën për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu