Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka shprehur mbështjen për nismën “Open Balkan”. Ai shprehu shqetësimin e tij lidhur me qëndrimin e Bosnje Hercegovinës, duke nënvizuar se ka dhunuar marrëveshjen e Dejton.
Pjesë nga fjala e Ramës dhe Rutte:
“Besoj se të gjithë në ballkan edhe ata që mund të perceptohen si faktor me një kapacitet destabilizues e kanë kuptuar se destabilizimi nuk sjell asnjë të mirë dhe për vetë ata. Lufta në ballakan nuk është mësim që e kemi marrë vetëm nga librat por edhe duke qenë i përfshirë. Kemi shembull kosovën. Sa i përket atyre që shikojmë në rajon, që nuk janë shenja të mira, as në Bosnje, as në Mal të Zi, as Maqedoni as kufirin me Kosovën janë një arsyet për të shtuar forcat dhe rritur bashkëpunimin. Ballkani i hapur nuk është çelës magjik, por mekanizëm që i shërben këtij qëllim.
Unë nuk besoj se jemi në prag të një shpërthimit të konfliktit por janë simptoma të rrezikshme. Si Rutte mendoj se duhet të ketë ose po ose jo nga BE, ska rrugë të mesme. E falënderova dhe e falënderoj përsëri sepse është një vizitë në një rajon që e ka të nevojshme të jetë pjesë e komunitetit europian. Mbretëria e Holandes është një nga yjet më të ndritshëm të europës dhe prania e tij është një mesazh shumë i bukur“- tha Rama.
“E vlerësoj çfarë the, sa i përket nismës së ballkanit të hapur jemi në favor, sepse ndihmon të punohet drejt hapave të mëtejshme në bisedimet e anëtarësimit duke përdorur standardet në kuadër të BE. Jam i shqetësuar për Bosnje Hercegovinën pasi duket se ata po dhunojnë hapur marrëveshjet e Dejton… Rama është i mirë dhe i respektuar në rajon, mjaft aktiv për tu siguruar që rajoni të jetë sa më i stabilizuar. Ana negative është një influencë në rritje e Rusisë dhe Kinës dhe ne jemi të interesuar që këtu të jetë fryma e BE– tha Rutte:.









