Operacionet ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh, shkon në 25 numri i viktimave

Ushtria e Azerbajxhanit njoftoi sonte se kapi më shumë se 60 pozicione separatiste armene gjatë operacioneve të saj në Nagorno-Karabakh.

“Më shumë se 60 pozicione luftarake të forcave armene janë tani nën kontrollin e forcave tona të armatosura,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Anar Eyvazov në një konferencë për shtyp. Një zyrtar armen separatist i të drejtave të njeriut, Gegam Stepanian, tha në një postim në Platformën X se 25 persona u vranë në këto operacione dhe shtoi se 138 të tjerë u plagosën, nga të cilët 29 ishin civilë.

Franca, siç kishte njoftuar më herët, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbajë një takim urgjent të enjten për situatën në Nagorno-Karabakh, thanë burime diplomatike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu