Opozita kërkon dorëheqje dhe përgjegjësi nga kryetari i Shkupit

Partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM­, ka kërkuar sot dorëheqjen dhe përgjegjësi të kryetarit të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski për shkak të lëshimeve të mëdha në infrastrukturë, që rezultuan me humbje jetësh të njerëzve dhe dëme të mëdha materiale pas reshjeve të 6 gushtit.
“Koce Trajanovski duhet menjëherë të japë dorëheqje pasi për të dhe për VMRO-DPMNE-në prioritet ishte Shkupi 2014, në vend të kanalizimit për banorët e Creshevës, Smilkovcit, Vinicës dhe Lubotenit. Trajanovski është tashmë tetë vjet kryetar komune i Shkupit dhe duhet të përgjigjet moralisht, politikisht dhe penalisht për atë që nuk e ka bërë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Për Trajanovskin, theksohet, “më me rëndësi ishte t’i harxhojë paratë e qytetarëve për luksuze, përmendore, shatërvanë, fasada barok, gardhe të arta, rrota panoramike, rezidenca luksoze, shelgje lotues”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu