Rama ik! Pas dy orëve rezistencë para kryeministrisë opozita në Shqipëri po marshon drejt parlamentit. Para kryeministrisë ka pasur hedhje gazi dhe lëndë djegëse të cilat kanë shpërthyer në flakë duke djegur derën e kryeministrisë.
Protestuesit thërrasin Rama ik. Ka pasur disa here momente tensioni, përplasje me policinë e cila disa here hodhi gaz lotsjellës për te zmbrapsur protestuesit.
Kryetari i PD-së bëri thirrje për të çliruar nga zgjedhjet me krim dhe qeverisja me krimin dhe kriminelin, ndërkohë që kryetarja e LSI-së pati një mesazh: Kam dhe një mesazh për Edi Ramën ai e di shumë mirë që zyra e tij pushtohet në një sekond, por do të jetë shumë më keq nëse shqiptarët do i hyjnë në zyrë. Ti japë shansin shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme”










