Osmani dhe Taravari mblodhën nënshkrimet, zyrtarisht do garojnë për president

Tani më është e sigurt se dy kandidatët shqiptarë ai i BDI-së Bujar Osmani dhe kandidati i bllokut opozitar VLEN, Arben Taravari hyjnë në garën për president. Ata kanë arritur të mbledhin 10 mijë nënshkrimet e nevojshme.
“BDI është e kënaqur dhe mirënjhoës për jehonën masive të qytetarëve në mbështetjen masive të kandidaturës së doktor Bujar Osmanit për president të vendit tonë. Nga dje zyrtarisht Bujar Osmani është kandidati i parë dhe I vetmi për zgjedhjet e 24 prillit”- deklaroi Arbër Ademi – BDI.

Afër mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve është edhe lideri “Znam”, Maksim Dimitrievski me 8.400 nënshkrime të mbledhura.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të KSHZ-së deri dje në mbrëmje për kandidatët tjerë janë mbledhur këto nënshkrime:

“Kandidatja e mbështetur nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërsa kandidati i OQM Stevço Jakimovski ka 4.718 nënshkrime. Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatësh për kryetar shteti kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak ka 696, kandidati Velo Markovski ka 682 nënshkrime, Gjorgi Manaskov – 186, Zorica Cvetkovska – 99, Gospodin Poposki ka 19 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikoloski.”– deklaroi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve ka filluar më 23 shkurt, do të zgjasë çdo ditë pa ndërprerë nga ora 8 deri në 20, ndërsa në ditën e fundit më 8 mars do të punojnë deri në orën 24. Mbledhja e nënshkrimeve zhvillohet në të gjitha zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 vetëqeverisjeve lokale dhe para noterëve kompetentë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu