Osmani i’a huq si Schwarz, i quan shtete baltike Ukraninën, Gjeorgjinë e Moldavinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një huqje në postimin e saj të fundit në Facebook, të ngjashëm me huqjet tashmë të njohura të ministres së Punëve të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, por kjo jo me flamujtë e shteteve.

Në reagimin e saj për situatën në veri, Osmani ka përmendur edhe vendet baltike, por jo ato të cilat në të vërtetë janë. Ajo iu është referuar shteteve të ish Bashkimit Sovjetik, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës si shtete baltike, derisa shtetet baltike janë Lituania, Estonia dhe Latvia.

E kjo huqje e Osmanit duket se është vërejtur shpejt nga dikush, pasi ajo e ka ripërpunuar postimin e saj duke vendosur në vend të dy pikave (:), një presje (,), për të nënkuptuar sikur e ka pasur fjalën për shtetet baltike veçmas dhe për Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë veçmas.

Përveç Schwarz e cila ka bërë goxha huqje të ngjashme në rrjetet sociale, së fundmi edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka bërë një huqje të tillë duke ngatërruar flamurin e Austrisë me atë të Danimarkës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu