149 qytetarë nga Afganistani arritën në Aeroportin e Shkupit. Bëhet fjalë për qytetarë që jeta e tyre është në rrezik nga talebanët. Ata qytetarë 20 vjet kanë punuar për institucionet demokratike, misione ndërkombëtare në Afganistan. Në Aeroportin e Shkupit, për të pritur gurpin e parë të qytetarëve nga Afganistani kishte dal edhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Ai tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të shpreh solidaritetin si shtet, duke shtuar se Maqedonia e Veriut do të mirëpresë 750 qytetarë nga Afganistani, transmeton TV21.
“Siç kemi paralajmëruar se jemi të gatshëm të shprehim solidaritetin tonë si shtet për t’u dal në ndihmë qytetarëve të Afganistanit të cilën pa fajin e tyre u është rrezikuar jeta e tyre dhe fëmijëve të tyre. Vetëm se kanë qenë partnerët tanë në 20 vite përpjekje të demokratizmit të Afganistanit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të sigurojë strehim të përkohshëm kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Grupi i parë prej 149 qytetarësh nga Afganistani sapo arritën në Aeroportin e Shkupit nga këtu po transportohen nëpër hotele të cilat janë të përcaktuara për t’i strehuar. Paraprakisht po bëhën kontrollet e nevojshme shëndetësore, si dhe ato të sigurisë. Siç kam njoftuar rreth 750 qytetarë nga Afganistani do të mirëpriten në Maqedoninë e Veriut”, tha Bujar Osmani pas arritjes së grupit të parë të afganëve në Shkup.









