Osmani: Koalicionin me Vetëvendosjen e vendosi populli i Kosovës

Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin Opinion tregoi se grupet punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së duket se kanë normalizuar programet e dy partive politike që janë ideologjikisht të kundërta.

Sipas saj është populli i Kosovës, i cili kërkoi që opozita të qeveriste.

“Zëri i qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte për një ndryshim duke sjellur opozitën në pushtet. Vërtet kemi dallime por kemi vendosur ti tejkalojmë. Kur ka vendosmëri natyrisht që një gjë e tillë arrihet. Në radhë të parë vjen vullneti i qytetarëve për këtë ndryshim që vjen përmes bashkimit të opozitës së djeshme”.

“Të dy partitë duhet të ulen dhe të normalizojnë programin në radhë të parë. Ne tani po e dëshmojmë këtë, grupet tona që janë ulur të punojnë kanë harmonizuar gati 90 përqind të programeve tona. Përkundër faktit që jemi me ideologji të ndryshme, problemet e Kosovës janë të njëjtat. Kjo na ka sjellur një mundësi që të arrijmë një marrëveshje”.

Osmani gjithashtu tregoi pse nuk u bë koalicioni parazgjedhor me Vetëvendosjen.

“Ne nuk e pamë të nevojshme për shumë arsye për shkak se koha ishte jashtëzakonisht e shkurtër nga momenti i nominimit tim. Po flasim për dy parti që ideologjikisht janë të ndryshme”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu