Osmani: Ligji për gjuhët sot në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria planifikon ta mbyllë pjesën legjislative të Marrëveshjes kornizë dhe që sot në mbledhje të Qeverisë të kalojë Ligji për gjuhët, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Osmani për këtë e informoi dhe kërkoi mbështetje nga presidenti Ivanov. Për ligjin e ri për gjuhët, ai pret mbështetje edhe nga OBRM-PDUKM opozitare, me çka, sipas tij, do të arrihej konsensus politik dhe ndërinstitucional rreth kësaj çështje.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, siç konfirmoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të prezantohet Informata për implementimin e Marrëveshjes kornizë.

Përndryshe, Bujar Osmani dhe Gjorge Ivanov, sot zhvilluan një takim, ku diskutuan situatën aktuale politike në vend si dhe sfidat e vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu