Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka pritur në takim, ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë – Aleksander Sçalenberg, Sllovenisë – Anzhe Logar dhe Republikës Çeke – Jakub Kulhanek.
Osmani ka deklruar, se prania e ministrave nga këto vende, është në një kohë ideale para samiteve të qershorit.
Ka theksuar, se në kontestin në të cilin gjendemi, mes Shkupit dhe Sofjes, Maqedonisë së Veriut i duhen miq.
“Prania juaj në vendin tonë, është në kohë, 30 ditë para samitieve të qershorit ku përfundimisht mund të kemi vendim për nisjen e negociatave, për caktimin e seancës ndërqeveritare. Në këtë kontest në të cilin gjendemi, sigurisht se kemi nevojë për miq”, tha Osmani.









