Osmani: Për BDI-në është koha më e përshtatshme për zgjedhje parlamentare sepse i kemi realizuar premtimet (VIDEO)

Bujar Osmani: Nuk ka kohë më të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare për BDI-në sepse i kemi realizuar premtimet.

Gjatë ditës së diel, lideri i VMRO-s, Hristijan Mickovski, pas mbledhjes së organeve të larta të partisë së tij, kërkoi shpërbërjen e menjëhershme të Parlamentit, formimin e Qeverisë teknike dhe caktimin e datës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidencialet, që pritet të mbahen në prill të këtij viti.

“Kërkojmë menjëherë që kryeministri aktual Zoran Zaev të japë dorëheqje, Parlamenti i Maqedonisë të shpërbëhet, të ketë Qeveri teknike në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës, si dhe mbahen zgjedhjet e parakohshme së bashku me ato presidenciale më 21 prill”, ka deklaruar Mickovski, pas takimit të organeve të larta të VMRO-së.Socialdemokratët e kryeministrit Zaev kanë theksuar se brenda javës do të bëjnë të ditur qëndrimin e tyre, se a janë ose jo për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidenciale. Ndërkohë, ata kanë njoftuar se nuk do ta votojnë iniciativën e VMRO-së për shpërbërjen e Parlamentit, duke thënë se një gjë e tillë nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Nga LSDM-ja njoftojnë se në rast se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, atëherë një Qeveri teknike do të formohet vetëm 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu