Osmani: Sot e dërguam pjesën e parë të ndihmës për maqedonasit në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot njoftoi se anëtarët e komunitetit maqedonas në Shqipëri do të marrin ndihma nga Maqedonia e Veriut. Osmani tha se kjo ndihmë vjen pas vizitës që ai kishte në Pustec dhe Trebishtë në gusht të vitit të kaluar.

“Sot e dërguam pjesën e parë të ndihmës për maqedonasit në Shqipëri, sipas Planit aksionar të përgatitur pas vizitës sime në Trebishtë dhe Pustec, në gusht të vitit të kaluar. Çanta për nxënës, mjete shkollore për më shumë se 130 nxënës dhe koftorë, donacion i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për nevojat e nxënësve dhe shkollave ku pjesëtarët e pakicës nacionale maqedonase ndjekin mësimin. Mirënjohje edhe për Ndërmarrjen Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve kryesore dhe rajonale, që me kërkesë të maqedonasve nga Gollo Bërdo kanë siguruar buldozer për pastrimin e borës dhe i njëjti shumë shpejt do të dërgohet”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu