Osmani tregon pse votoi kundër projektligjit për demarkacionin

Deputetja e Lidhje Demokratike të Kosovës, (LDK), Vjosa Osmani, ka treguar arsyen se pse ka votuar kundër projektligjit për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se është e nevojshme që të bëhen disa sqarime lidhur me këtë.

“Nuk kemi marr fare pjesë në votim sepse ka nevojë të bëhen disa sqarime procedurale. Por në seancë i gjithë grupi ynë parlamentar do të ketë qëndrim unik”, ka thënë deputetja për Gazetën Express.

Dy deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku, nuk e votuan projektligjin për Demarkacion dhe pse kjo parti është zotuar se do të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes.

Projektligji për Demarkacionin kaloi sot në Komisionin për Punë të jashtme pasi tre deputetët e pozitës votuan pro.

Ndërsa kundër kanë votuar deputetët e VV-së, me përjashtim të deputetit Dukagjin Gorani i cili ka abstenuar.

Kryesia e Kuvendit pritet të caktoj sot datën e mbajtjes së seancës ku do të shqyrtohet dhe ratifikohet marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu