Osmani: Zaevi në emër të Qeverisë realizoi negociatat me Gashin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar hyrjen e Alternativës në Qeveri. I pyetur se nëse AAA mori më shumë poste se sa numrin e deputetëve që e ka, Osmani tha se kryeministri Zoran Zaev ka udhëhequr negociatat duke u koordinuar me partnerët e koalicionit.

“”Kryeministri, negociatat me partinë politike Alternativa i udhëhiqte në emër të Qeverisë, kështu që ne ishim tërësisht të informuar dhe koordinuar për bisedimet që udhëhiqte kryeministri Zaev me partitë politike”, tha Osmani, transmeton TV21.

Ndërkaq me marrëveshjen që u nënshkrua dje, mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të AAA-së, Afrim Gashi u vendos që AAA të marrë Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Me MShIA udhëhiqte BDI me Jeton Shaqirin, por ky i fundit tani do të udhëheq me Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, ndërkaq me ministrinë e Shëndetësisë udhëhiqte LSDM me Venko Filipçen, për të cilin dje Zaev nuk njoftoi se do ta angazhojë në ndonjë resor tjetër, duke shtuar se “do të kenë më shumë kohë për t’u shoqëruar bashkë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu