Pack mendon se Vuçiqi mund të zgjidhë problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ja pse

“Ndarja e Kosovës mund të jetë fillimi i përpjekjeve të mëtejshme për të ndryshuar kufijtë në Ballkan. Asnjë problem nuk do të zgjidhet dhe armiqësitë e reja do të marrin mbështetjen e tyre”.

Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë Doris Pak, ish deputetja e Parlamentit Europian.

Kjo pasi që, siç vlerëson Pack, “pastaj Republika Srpska do të përpiqet të tentojë të shfrytëzojë rastin të për të lënë Bosnjë dhe Hercegovinën”.

Ndërsa sa i përket shqiptarëve, ajo ka thënë se asnjë pajtim nuk do të kishte ndodhur në rrethana të tilla.

Një gjë e tillë, ka shtuar tutje Pack, do të ishte në interes vetëm të Rusisë, e cila sipas saj, ka interes për të krijuar probleme të vazhdueshme për Bashkimin Evropian.

Ndërsa e pyetur nga mediumi serb “Danas” nëse e sheh Vuçiqin si dikush që ka mbrojtje në BE sepse ai shprehu gatishmërinë e tij për të “vënë pikën” problemeve me Kosovën, Pack ka dhënë një përgjigje afirmative.

“Mendoj se po, sepse ai shprehu gatishmërinë e tij për të sjellë fundin e kësaj çështje. Vuçiq dikur ishte një politikan i ri, i afërt me ata që instaluan regjimin e aparteidit në Kosovë, që përfundimisht çoi në pavarësinë e saj. Kjo është arsyeja pse ai është ai që më mirë se kushdo tjetër të gjejë një mënyrë për të dalë nga kjo situatë, e cila është e vështirë për të dy palët. I uroj suksese”, citohet të ketë thënë Doris Pack. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu