Pacolli: Ata që më lënduan dhe tradhtuan, çuditërisht dështuan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, tha se ata me të cilët ka bashkëpunuar e që më vonë e kanë tradhtuar edhe kanë dështuar.

Pacolli tha se beson që njerëzit e këqij ndëshkohen nga jeta.

“Tradhëtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj. ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe kthehen gjithmonë si ”bumerang” në kurriz të secilit. Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhëtuar në jetë, çuditërisht kanë dështuar. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqinjtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”. – tha Pacolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu