Edhe përkundër normalizimit sado pak të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm qytetarët por edhe zyrtarët e institucioneve shpresonin e besonin se Republikën e Kosovës do ta njihnin edhe më shumë vende. Si duket njohjet kanë ngecur tash një kohë edhe për kundër lobimit.
Që nga shpallja e pavarësisë deri më tani Republikën e Kosovës e kanë njohur 116 vende. Njohja e fundit zyrtare dhe e vetmja e këtij viti ishte me 15 shkurt të këtij viti nga Barbados. nga ana tjetër flitet për heqjen e njohjeve, por që zyrtare nuk ka asgjë.
Sa i përket njohjeve të Kosovës, ju e dini se bota është ndarë sipas intereseve gjeostrategjike dhe shtetet kanë intereset e tyre. Sigurisht Kosova për disa shtete nuk paraqet ndonjë interes të madh, por për shumë vende ka interes dhe të cilat e kanë njohur shtetin dhe jemi në rrugë të mbarë të njohjeve, tha për “SyriKosova”, zëvendës kryministri i parë Behgjet Pacolli.
Ai shtoi se Kosova sot ka shumë miq dhe ka mjaft dyer të hapura që më parë ishin të mbyllura. Është shumë e rëndësishme që shtetet të fuqishme e me institucione stabile na kanë njohur.
Dikush thotë pse nuk erdhën njohjet këtë vit, por kjo çështje është e komplikuar dhe ky proces i njohjeve është mjaft i madh.
Ministri i Punëve Jashtme,tha për “SyriKosova”, se kanë punuar pa ndalur dhe nuk beson se ia kanë lënë rastit. “Unë personalisht tërë kohën kam qenë në aksion për lobim dhe për 100 ditët e para kam kaluar mbi 100 mijë kilometra për lobim të njohjes së shtetit të Kosovës”, tha zëvendës kryeministri Behgjet Pacolli.
Megjithatë, pavaresisht ketij kilometrazhi, disa shtete e kane terhequr njohjen gjate ketij viti.
Video:










