Padi penale kundër ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit në Maqedoni

Zv.ministri shtesë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellsit, Ljupço Nikollovski, ka ngritu padi penale kundër ministrit të kësaj ministrie, Mihail Cvetkov, për arsye të parregullsive që i konstatuan auditorët shtetëror në raportin e vitit 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak se të gjitha faktet të përcaktuara në raportin e vitit 2013 nuk arritën në zyrat e Prokurorisë Publike, ne kemi paraqitur ankesë mbi ta kundër një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, i cili ka vepruar në kundërshtim me ligjet, dhe ato veprime shkaktojnë dëm në buxhetin e Maqedonisë dhe më rëndë i ka shkelur të drejtat e qiramarrësve”, deklaroi Nikollovski.

Nga ministria e bujqësisë mohuan akuzat që lidhen me dhënien e tokës shtetërore bujqësore dhe thonë se Nikollovski dëshiron të fitojë poena politike ose të fshehë ndarjen jotransparente të tokës bujqësore në kohën e LSDM-së./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu