Paga e prokurorëve në Maqedoni për muajin shkurt është rritur për 20%

Para e prokurorëve për muajin e kaluar është rritur për 20% në krahasim me muajt tjerë, mëson Nova TV. Rritja e pagës e cila i ka përfshirë të gjithë prokurorët e shtetit, është dhënë si pagesë shtesë për kushtet e veçanta të punës, shtesë për të plotësuar rrezikun e lartë dhe shtesë për punën e natës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shtesë për punën e natës, punën me turne dhe punën jashtë orarit të gjithë prokurorët janë paguar 60 mijë denarë. Prokurorëve u është ndaluar që pagat e tyre t’i bëjnë publike në opinion, për shkak se mund të shkaktohet pakënaqësi dhe revotl tek populli dhe gjykatësit që marrin të njëjtën rrogë.

Për shkak të rritjeve të rrogave të prokurorëve, zyrtarët e Gjykatave janë në bisedime për t’u kthyer në grevë, për shkak të barazimit të statusit të Prokurorisë Publike me Gjykatat./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu