Pahor për Ballkanin e Hapur: Ka shumë kundërshtime

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, këtë të hënë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku dhe ka folur për Ballkanin e hapur.

Ai është shprehur se Ballkani i Hapur nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera ai ka thënë se në fillim e ka mirëpritur këtë iniciativë edhe si mënyrë për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por tash, sipas tij, ka shumë kundërshti.

Kam parë se ka shumë kundërshtime, kur ka ardhur te kjo iniciativë më është dukur shumë me elegante për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha ai në konferencën e përbashkët për medie me presidenten Osmani. Më e prerë në qëndrim u shpreh e para e shtetit, Vjosa Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu