Pajisje të rënda të KFOR-it shihen duke lëvizur në drejtim të Mitrovicës (VIDEO)

Pajisje të rënda të KFOR-it duke lëvizur në rrugën Vushtrri-Mitrovicë për të vazhduar në drejtim të Mitrovicës. Sot shënon dita e dhjetë qëkur veriu është barrikaduar, ndërsa ekipet e KFOR-it janë duke e përcjellë situatën.

Në një video të siguruar nga RTV Dukagjini janë parë pajisje të rënda të KFOR-it duke kaluar në rrugën Vushtrri-Mitrovicë për të vazhduar për në Mitrovicë.

Aktualisht, situata në komunat veriore është e qetë por se rrugët për në pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kamionët e serbëve.

Ndryshe, sot shënon dita e dhjetë e vendosjes së barrikadave nga serbët në veri të Kosovës.

Serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar gjatë tërë kohës në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

Por, sipas Kurtit, KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga institucionet e Kosovës për heqjen e barrikadave.

Megjithatë, kryeministri Kurti ka thënë se barrikadat e tilla nuk mund të tolerohen gjatë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu