Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka uruar bashkëpartiakun dhe bashkëvendasin e tij për fitore në Gjakovë, Ardian Gjini.
Ai tha se Gjini i duhet komunës që e ka udhëhequr edhe ai vetë derisa për kandidatën e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, tha se s’mund ta mendojë pa e pa në Kuvend, njofton Klan Kosova.
“Gjakovës i duhet Ardiani edhe 4 vite! E Mimozën nuk mund ta mendoja të mos e kisha kolege në Kuvend”.









