Palmer anulon vizitën në Beograd, ja arsyeja

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd, kanë konfirmuar organizatorët e këtij Forumi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së Palmerit në Forum nuk janë bërë të ditura. Palmer më 30 gusht është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Një muaj më vonë, Shtëpia e Bardhë e ka emëruar Richard Grenell, ambasadorin aktual të Shteteve të Bashkuara në Gjermani si të dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka vizituar javën e kaluar Prishtinën dhe Beogradin. Ambasada amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu