Matthew Palmer, Zv.ndësndihmës Sekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike ka thënë se BE duhet të mbajë premtimin për heqjen e vizave për Kosovën.
Diplomati amerikan këto deklarata i bëri në Forumin e Prepsës për Dialog. Palmer tha se është jetike që BE’ja të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Është jetike që BE-ja të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.
Palmer poashtu, tha se SHBA’ja ka mbetur e zhgënjyer nga vendimi i Bashkimit Europian për të mos nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.









