Palmer sot vizitë pune në Shkup

Metju Palmer, përfaqësuesi special i sekretarit amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor të martën do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, informon INA. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se Palmer do të takohet me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Siç mësohet Palmer dhe Dimitrov do të diskutojnë për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, si dhe për mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe integrimet evropiane. Palmer është njëri nga diplomatët amerikan që do të jetë i përfshirë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu