Pamje dramatike: Momenti kur nxirren të pajetë nënë e bir nga rrënojat e pallatit në Thumanë (VIDEO)

Rëndohet më tej bilanci i viktimave të tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë gjatë orëve të fundit, ku më i forti ishte me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, me epiqendër 10 km nga qyteti i Durrësit.

Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se dy trupa të pajetë janë nxjerrë pak çaste më parë në një prej pallateve të shembura në Thumanë, duke e çuar numrin e viktimave në 20. Viktimat dyshohen se janë nënë e bir, ndërsa trupat e tyre janë nxjerrë të pajetë nga pallati i dytë i shembur në Thumanë.

Raportohet se nën rrënoja ka ende pjesëtarë të tjerë të së njëjtës familje.

Nga lëkundjet e fuqishme që tronditën vendin u plagosën edhe rreth 600 persona, si dhe u shënuan dëme kolosale materiale.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu