Mbrëmë jo gjithçka i shkoi mirë fitueses së Eurovisionit Këngëtarja izraelite, Netta Barzilai fitoi Eurovisionin e sivjetmë me këngën “Toy”. Netta arriti që të fitoi 529 pikë, duke e bërë kështu Izraelin triumfues në këtë garë.
Por jo gjithçka shkoi mirë gjatë natës së mbrëmshme. Në interent është publikuar një video ku shihet se Netta është rrëzuar në prapaskenë, përkatësisht në shkallë.
Ekipi i saj u treguan të kujdesshëm duke i ndihmuar asaj që të ngritët shpejtë. “Kënga “Toy” u konsiderua si më e veçanta e këtij edicioni të Eurovisionit për shkak edhe të performancës interesante të këngëtares 25-vjeçare Netta Barzilai./21Media










