Pamje të rënda! Publikohet momenti kur e reja përplaset nga disa makina njëra pas tjetrës

Një aksident tragjik ka ndodhur në Athinë, ku një vajzë vetëm 17 vjeçe është përplasur nga dy makina njëra pas tjetrës. Bëhet me dije se 17-vjeçarja është përplasur nga një makinë, e cila është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas vijojnë disa makina të tjera të kalojnë, pa u shqetësuar aspak se në mes të rrugës ndodhej një trup njeriu.

Pas disa makinave, një tjetër e ka aksidentuar sërish vajzën që ndodhej e shtrirë në rrugë, e më pas ka ecur disa metra pas… dhe është larguar duke e lënë të renë po aty. Ajo që është më e trishtë është fakti se në atë rrugë kanë kaluar edhe mjete, por edhe këmbësorë, duke e lënë të renë për disa minuta pas asnjë ndihmë.

Ndërkohë ka qenë një këmbësor që ka ndaluar dhe ka njoftuar policinë. Mediat greke bëjnë të ditur se adoleshentja ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë, ndërsa policia po kërkon për dy shoferët e automjeteve që e kanë përplasur, ndërsa kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

“Të gjithë ata që kanë kaluar dhe e kanë lënë vajzën për minuta të tëra në rrugë, të mendojnë se ajo është fëmija i tyre”, ka thënë përfaqësuesja e policisë.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu